價格:免費
更新日期:2019-07-25
檔案大小:17M
目前版本:1.0.4
版本需求:Android 4.1 以上版本
官方網站:https://www.facebook.com/kliton.lila
Email:kliton.lila@gmail.com
聯絡地址:RRUGA Fan Noli 340 , Tirana , CAP 1001
Libri i hadithit
nga Grup autorësh
Thuaj “bismilah” dhe ha me të djathtën
Nga Omer ibn Ebi Seleme – radijallahu anhu – përcillet të ketë thënë: “Njëherë sa isha i vogël, nën përkujdesjen e të Dërguarit të Allahut - sal-lallahu alejhi ve sel-lem –, dora ime endej në enë (gjatë ngrënies), ndaj i Dërguari i Allahut – sal-lallahu alejhi ve sel-lem – më tha: "O vogëlush, përmende Allahun (thuaj bismilah), ha me të djathtën dhe ha para vetes!" Pas kësaj, vazhdimisht kam vepruar kështu gjatë ngrënies.”
Këtë hadith e shënojnë Buhariu dhe Muslimi. Ky është citati i Buhariut.
Domethënia e Hadithit
Pejgamberi - sal-lallahu alejhi ve sel-lem – u martua me Ummu Selemen pasi i vdiq asaj burri, Ebu Seleme. Omeri, i biri i Ebu Selemes jetonte me nënën e vet në shtëpinë e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të. Një ditë prej ditësh, djaloshi u ul për të ngrënë ushqim me Pejgamberin – sal-lallahu alejhi ve sel-lem – kurse dora e tij nuk qëndronte në një vend të ushqimit, kështu që Pejgamberi – sal-lallahu alejhi ve sel-lem – ia mësoi atij disa rregulla të ushqimit, e ato janë:
1. Që në fillim të të ngrënit të thotë: Bismilah.
Libri i hadithit
2. Të hajë me dorën e djathtë.
3. Të hajë nga ajo që e ka afër vetes, e të mos e zgjasë dorën
në ushqimin që është afër tjerëve.
Omeri vepronte sipas urdhrit të Pejgamberit – sal-lallahu
alejhi ve sel-lem – dhe kjo gjë u bë zakon në mënyrën e tij të të
ushqyerit.
Dobitë e hadithit
1. Besmeleja (thënia bismil-lah) në fillim të të ngrënit.
2. Ngrënia me dorën e djathtë.
3. Të hajë njeriu nga ushqimi që e ka para vetes e të mos e
zgjasë dorën në ushqimin që është përpara tjerëve.
4. Në qoftë se ka lloje të ndryshme të ushqimit, atëherë i
lejohet të hajë nga ushqimi që nuk e ka afër.
Mos merr frymë në enë
Nga Abdullah ibn Abbasi - radijallahu anhuma - përcillet se i Dërguari i Allahut – sal-lallahu alejhi ve sel-lem – ka ndaluar të merret frymë në enë a të fryhet në të.
Këtë hadith e shënojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili e vlerëson si hasen-sahih.
Domethënia e hadithit
Pejgamberi – sal-lallahu alejhi ve sel-lem – ua mësoi muslimanëve rregullat e mirësjelljes, prej tyre edhe mënyrën e duhur për pirje. Kështu që, ai ndaloi të fryhet në enë dhe të merret frymë në të, për shkak se nga pirësi mund të dalë diç, e cila ndikon që ai i cili pi pas tij të neveritet nga ajo pije dhe nga ajo enë, dhe për shkak se fryrja dhe frymëmarrja në pije mund ta dëmtojnë shëndetin.
Dobitë e hadithit
1- Ndalimi nga fryrja dhe frymëmarrja në pije.
2- Kush dëshiron të marrë frymë duke pirë le ta largojë enën nga goja.
3- Largimi nga çdo gjë që e dëmton shëndetin.
Privacy
https://kurani-shqip.flycricket.io/privacy.html
Mail kliton.lila@gmail.com
Facebook https://www.facebook.com/kliton.lila